Mirë se vini në City Bakery

City Bakery është biznes familjar i cili gjendet në qendrën e qytetit te bukur të Prishtinës. City Bakery është i specializuar në brumëra tradicionale dhe ëmbëlsira të llojeve të ndryshme. Që nga fillimi jonë, qëllimi ynë ka qenë që të shërbejmë banorët e Prishtinës dhe rrethinë e saj me produkte kualitative të brumërave tradicionale. Duhet veçuar përgaditjen e freskët, të produkteve dhe vlenë të theksojmë se që nga fillimi jemi të përkushtuar që të ofrojmë kualitetin më të lart dhe natyral të ushqimit.

Çka ka të re në City Bakery

    Me krenari ju tregojmë se City Bakery është cilësuar lart nga konsumatorët për cilësinë e lartë të produkteve tona, si dhe për punën e palodhshme dhe korrekte të personelit.

Evinimentet

City Bakery është në dispozicionin tuaj për organizimet e juaja qofshin ato takime biznesi , organizime shoqërore apo familiare.

City Bakery ju ndihmonë që gjithçka të jetë e përkryer. Për më shumë informata kontaktoni në këtë numër të telefonit: 045 786 786

Çmimorja

Galeria

Produkte të City Bakery City Bakery në PriFilm Fest

Kush është City Bakery

City Bakery egziston që nga viti 2010, dhe gjendet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në rrugën "Nëna Terezë" Nr.41. Produktet të cilat prodhohen në City Bakery, janë të shijshme dhe të mirëseardhura për mëngjes, drekë, darkë, takime të ndryshmë biznesi, organizime familiare dhe shoqërore si dhe për shumë evinimente tjera. Produktet e City Bakery janë natyrale dhe të cilësisë së lartë. City Bakery, ofron shërbimë të shpejtë dhe të shkëlqyeshëm, duke iu falënderuar stafit të saj të palodhshëm dhe profesional. Ideja për hapjen e një mini fabrike për produktet ushqimore tradicionale apo të City Bakery erdhi, nga vetë zonja Hyrije Deshishku e cila është edhe pronare e këtij biznesi. Prirja e saj e jashtëzakonishme për punën e saj në kuzhinë në përgjithësi, e posaqërisht në përgaditjen e brumërave, e bënë atë më specifike dhe më të veçantë në këtë profesion. Shija e mirë e produkteve, freskia dhe natyraliteti i produkteve janë prioritet i City Bakery. Secili klientë i cili të paktën një herë ka provuar njërën nga ushqimet të cilat përgaditen në City Bakery, patjetër se do të kërkojë edhe shumë hera tjera. Lëvdatat për punën e zonjës Hyrije janë të shumta, përfshirë këtu edhe letrën e Sekretares së shtetit Amerikan, Hillary Clinton, e cila pasi ka provuar disa nga produktet e zonjës Hyrije, përfshirë edhe ajvarin, i ka dërguar letër falenderimi, personalisht zonjës Hyrije.

Kliko këtu "Falenderimin nga Sec. Hillary Clinton"

Kontakt

Lokacioni
Rr.Nëna Terezë 41
Prishtinë, Kosovë
Tel: 045 785 785, 044 350 571
info@city-bakery.com